Vendosni fjalën kyçe....

Franca bllokon 140 mijë maska mbrojtëse me destinacion tregun e zi


Policia franceze tha sot se ka sekuestruar 140,000 maska fytyre koronavirusi para se dërgesa të shitej për përfitime abuzime në tregun e zi.

Oficerët kishin arrestuar dy persona duke shkarkuar mallin nga një kamion në zonën urbane St. Denis, në Paris, raportonte e përditshmja vendase Le Parisian.

Shitësi ishte një burrë në të 60-at që tha se i kishte blerë maskat për $0.54 në Hollandë.

I dyshuari i dytë ishte një 46-vjeçar që po blinte një pjesë të maskave, edhe ai për t’i shitur personalisht.

Muajin e kaluar Franca ka vendosur nën kontroll të gjithë kontigjentit të maskave mbrojtëse që ndodhen në vend.

Çmimi i tyre është trefishuar dhe megjithë masat e qeverisë, autoritetet kanë bërë kapje të sasive të mëdha, siç ishin ato në veri të Parisit muajin që shkoi, duke përfshirë 32,500 maska në një magazinë në Saint-Ouen, dhe 28,800 nga një dyqan në AubervilliersCountries, me qëllim shitjen me çmime të fryra.

Kërkesa për masaka ka çuar në skandale abuzimesh dhe në vende të tjera evropaine e SHBA, nga njerëz që kërkojnë të bëjnë kapital me pandeminë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *