Vendosni fjalën kyçe....

Gjenden të vrarë dy persona në Lezhë, dolën bashkë por s’u kthyen më


Dy persona janë vrarë me armë zjarri në Lezhë ditën e sotme. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme në një fshat të thellë, në Lalm të vjetër.

Viktimat janë identifikuar si 60-vjeçarët Kol Murrani dhe Preng Simoni të cilët, sipas asaj që njofton polica, dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Kol Murrani është një rapsod i njohur në zonë. Dy viktimat mësohet se kishin dalë së bashku shtëpitë e vjetra ndërsa nuk janë kthyer më.

Ata janë gjetur të vdekur nga djali i njërit prej viktimave i cili kishte dalë ti kërkojë pasi ata nuk po përgjigjeshin në telefon.

Dyshohet se ata janë vrarë me armë zjarri teksa po ktheheshin në banesë ndërsa nuk dihet ende asgjë rreth dinamikës së ngjarjes dhe autorit apo autorëve të krimit të rëndë.

Njoftimi i policisë

Në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, janë gjetur të pajetë, shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *