Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë në Izrael ndalon përdorimin e teknologjisë për gjurmimin e pacientëve me Covid-19


Gjykata e Lartë e Izraelit ka vendosur që një agjenci e brendshme spiunazhi duhet të ndalojë ndjekjen e pacientëve me koronavirus me teknologjinë që përdoret për terroristët, derisa qeveria të miratojë ligjin e duhur për këtë çështje. – por vetëm në pritje të një ligji për të legalizuar praktikën.

Në një aktvendim të dielën, gjykata tha se qeveria duhet të ndërpresë përdorimin shërbimeve të kompanisë së inteligjencës vendase, Shin Bet, për të ndjekur telefonat celularë të të infektuarve.

“Ne duhet të marrim çdo masë paraprake për të siguruar që zhvillimet e jashtëzakonshme me të cilat po merremi këto ditë, nuk na vendosin në një situatë të rrezikshme në të cilën përdoren mjete të jashtëzakonshme pa arsyetim”, tha gjykata, duke hedhur poshtë mbikëqyrjen e pakontrolluar të qytetarëve izraelitë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *