Vendosni fjalën kyçe....

Katër të vrarë brenda ditës, Salianji: Rendi ka degraduar qytetarët që respektojnë ligjin izolohen, kriminelët lëvizin lirshëm


Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar pas ngjarjeve të ndodhura ditën e sotme të cilat lanë katër të vrarë.

Salianji e ka quajtur të degraduar rendin në mes të pandemisë e cila ka izoluar qytetarët dhe ka nxjerrë ushtrinë dhe policinë nëpër postoblloqe.

Sipas Salianjit, kriminleët bredhin lirshëm ndërsa qytetaarët që respektojnë ligjin izolohen.

Katër të vrarë, dy në Lezhë, dy në Durrës në mes të rrugës tregojnë qartë degradimin e rendit dhe sigurisë publike, qesharakëzimin e postblloqeve me polici dhe me ushtri me mitraloza apo policë me syze dhe policë me armë nëpër godina bosh që qeveria i nxjerr për të bërë foto propagande.

Për fat të keq çdo ditë e më shumë keqqeverisja dhe tallja me shoë po merr jetë njerëzish, po falimenton biznese dhe po shkakton trauma për qytetarët.

Sot kushdo e kupton që masat e qeverisë janë për të izoluar të varfërit, qytetarët që respektojnë ligjin , bizneset e ndershme, ndërkohë që kriminelët me armë lëvizin lirshëm dhe vrasin ditën për diell”-tha Salianji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *