Vendosni fjalën kyçe....

Klosi tregon kushtet dhe distancat për restorantet dhe hotelet


Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në emisionin “Open” ka folur për kushtet se si mund të vihet në punë industria e turizmit në kohën e pandemisë.

Klosi shpjegoi skenarët lidhur se si mund të operojnë bizneset, duke respektuar distancat të cilët do vendosen në një rregullore të përcaktuar.

Higjiena, distanca dhe trajnimi i stafit janë komponentët kryesorë të cilat duhet të respektohen nga biznesi.

“1-Higjiena- Higjiena është parësore. Një ndër gjërat që do ndalohen bufetë e hapura. Duhet të kenë hapësira shumë të detajuara. Në tavolinë mos të ketë më shumë se 2-4 persona. Si fillim të hapen restorantet në natyrë. Çadra nga çadra duhet të kenë distancë 3.5 metra dhe një distancë nga deti.

2- Trajnimi i stafit. Tani duhet që stafi i punës në plazhe dhe të jenë të trajnuar për mënyrën e sjelljes ndaj një situate të tillë– tha Klosi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *