Vendosni fjalën kyçe....

Krimet e luftës nuk mund të falen


Alias-Autor: Erl Kodra

Ferdanie Çerkezi, një nënë prej Gjakove. Ushtarët dhe paramiltarët serb i kanë vrarë katër djemtë dhe burrin. Më 27 mars 1999, Dragani, një serb lokal i veshur si udb-ash, shkon në shtëpinë e tyre. Në fillim u kërkojnë dokumentet, pastaj i detyrojnë t’ua shtrojnë me të ngrëna dhe me të pira. Pasi ngrihen, fillojnë t’u thonë se “ju shiftarve duhet me ua këput kryet”.
Ma vonë e ndajnë familjen, femrat veç dhe burrat i marrin në “biseda informative” në policinë lokale. Burrat nuk kthehen kurrë në shtëpi. Vet Firdanie Çerkezi shkon dhe takon Draganin, me shpresën se djemtë e saj i ka gjallë, diku nëpër Kosovë.

Më vonë, ajo gjen diku afër Prishtinës trupat e dy djemve, por jo trupat e burrit dhe dy djemve të tjerë. Për fat të keq, edhe sot pas 21 vitesh trupat e tyre nuk janë gjetur.

Shtëpinë në Gjakovë e ka kthyer në Muze. Me fotografi të djemve të saj dhe të burrit. Me raste përvjetorësh dhe festash, ajo gatuan për të gjithë familjen. Kjo është fotografia.

Se di pse, por mu kujtuan disa njerëz nga Kosova dhe Shqipëria. Shkëlzen Gashi, Këshilltari Politik i Kryeministrit Albin Kurti, që deklaron se “Dick Marty është miku i madh i Kosovës, dhe se shqiptarët kanë vrarë 1000 civilë serb”.

Si sot 21 vite më parë, në një fshat afër Gjakovës janë vrarë 372 shqiptarë. Burra, djem të rinj, adoleshent, vajza dhe gra. Por mua më kujtohet Baton Haxhiu, që thotë se “ka ardhur koha që të falen krimet e luftës“.
Ah Gjakovë, Gjakovë.

VINI RE: Autori shkruan në rrjete sociale, me pseudonim. Hashtag.al publikon sporadikisht shkrime anonimati, kur përmbajtja dhe argumentimi prevalon mbi identitetin dhe kur shkrimi nuk përmban qëndrime që cënojnë integritetin e një personi ose të një institucioni.

*Titulli është redaksional


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *