Të gjitha masat e reja të Fazës 2 në Itali: Nga lëvizjet, tek funeralet apo hapja e aktiviteteve. Çfarë lejohet dhe çfarë jo
Italia nga sot do të vërë në zbatim rregulla të reja lidhur me pandeminë e koronavirusit, duke lehtësuar masat për qytetarët.
Plani i qeverisë italiane është që të rihapet gradualisht, në mënyrë që të mbajë nën kontroll kurbën e infeksionit dhe të shmanget që kujdesi intensiv mund të vihet nën presion.
Kryeministri Giuseppe Conte prezantoi masat me një paralajmërim të fortë dhe të qartë: “Nuk është gjithçka e lirë. Festat private dhe tubimet familjare nuk lejohen, këtë ua them të rinjve dhe të rriturve. Dhe kur shkoni të vizitoni anëtarët e familjes duhet të mbani distancën”.
Siç shkruan Corriere Della Sera, në këtë fazë të dytë Italia ndez dritën jeshile për disa biznese, por i marrim të gjitha me radhë.
Çfarë lejohet nga sot?
Kompanitë strategjike, industriale dhe prodhuese, të cilat eksportojnë jashtë vendit dhe rrezikojnë të humbasin aksionet e tjera të tregut, mund të rihapen duke paraqitur një vetë-çertifikim dhe duke kaluar në prefektura.
ÇFARË LEJOHET NGA 4 MAJI?
Jo lëvizje mes rajoneve
Mbetet e ndaluar lëvizja, me mjete të transportit publik ose privat, nga një rajon në tjetrin, përveç nevojave të provuara të punës, të urgjencës absolute ose për arsye shëndetësore; në çdo rast lejohet kthimi në shtëpi ose vendbanim.
Kthimi i mundshëm në shtëpi edhe nga jashtë
Është i mundur të ktheheni nga jashtë për në Itali për t’u bashkuar me familjen ose të ktheheni në shtëpinë ose vendbanimin tuaj. Kjo është ajo që siguron dekreti i këshillit të ministrave në Itali. Italianët që kthehen në shtëpi duhet të komunikojnë arsyet e udhëtimit, adresën e plotë të shtëpisë ose vendbanimit në Itali ku do të zhvillohet periudha e karantinës, mjetet private të transportit që do të përdoren për të arritur në karantinë numrin e telefonit.
“Po” vizitave familjare
Do mund të vizitohen të afërmit, por gjithmonë duke respektuar distancat e sigurisë. Jo, mbledhjeve familjare dhe festave private. Udhëtimi tek të afërmit konsiderohet i domosdoshëm me kusht që të respektohet ndalimi i mbledhjes respektohen distancat dhe të përdoren maska. Dhe për këtë arsye italianët mund të lëvizin brenda rajonit ku banojnë, por vetëm për këto arsye. Kyeministri Conte u referohet “familjeve që janë ndarë nga bllokimi: prindërit dhe fëmijët, gjyshërit dhe nipërit e mbesat”.
Jo detyrim për maskë për fëmijët nën 6 vjeç
Në dekretin e ri thuhet se “fëmijët nën moshën gjashtë vjeç nuk i nënshtrohen detyrimit të maskave, si dhe subjektet me forma të aftësisë së kufizuar që nuk përshtaten me përdorimin e vazhdueshëm të maskës ose subjektet që bashkëveprojnë me të lartpërmenduri”. Dekreti në fazën e dytë konfirmon detyrimin e maskave “në vendet e mbyllura të hapura për publikun përfshirë mjetet e transportit dhe në të gjitha rastet kur nuk është e mundur të garantohet vazhdimisht ruajtja e distancës së sigurisë”.
Sipas dekretit, mund të përdoren maskat e komunitetit, maska një përdorimshe, maska që mund të lahen, maska të prodhuara vetë, në materiale të përshtatshme për të siguruar një pengesë adekuate dhe, në të njëjtën kohë, që garantojnë rehati dhe frymëmarrje, formë adekuate që lejon mbulimin nga mjekra e sipër hundës”.
Parqet dhe sportet në natyrë
Liritë e reja përfshijnë edhe mundësinë për të dalë e për të vrapuar edhe larg shtëpisë, për sa kohë që qytetarët qëndrojnë larg nga të tjerët. Parqet, vilat dhe kopshtet publike do të rihapen në të gjithë territorin kombëtar.
Për italianët do të jetë e mundur të vrapojnë, të luajnë sporte në natyrë dhe të rifillojnë stërvitjet individuale. Distanca e sigurisë do të jetë së paku dy metra edhe për atletët profesionistë, të cilët megjithatë do të duhet të stërviten vetëm.
Mbeten të pezulluara veprimtaritë e palestrave, qendrave sportive, pishinat, qendrat e notit, qendrat e trajtimit, banjat termale (përveç sigurimit të shërbimeve që janë në nivelet thelbësore të ndihmës), qendrat kulturore, qendrat sociale, qendrat rekreative janë pezulluar.
Deti dhe malet
Qytetarët do të mund të shkojnë në det për të notuar dhe për të bërë shëtitje në male.
Meshat dhe funeralet
Kisha është përpjekur me javë të tëra ta bindë qeverinë të festojë meshën e Shenjtë, por për shkencëtarët është akoma shumë e rrezikshme.
Do të lejohen ceremonitë e varrimit me pjesëmarrjen ekskluzive të të afërmve të shkallës së parë dhe të dytë dhe, në çdo rast, maksimumi deri në 15 persona, mundësisht jashtë, duke veshur maska mbrojtëse dhe duke respektuar rreptësisht masat e distancimit shoqëror.
Trajnimet individuale fillojnë përsëri nga 4 maji dhe trajnimet në skuadër nga 18 maji, dita në të cilën rihapen dyqanet dhe muzetë, ndërsa për berberët, parukeritë, restorantet dhe baret do të jetë e nevojshme të prisni 1 qershorin.
Kompanitë
Industritë prodhuese, ndërtimi dhe shitja me shumicë në lidhje me këto zinxhirë furnizimi kanë rifilluar.
Edhe vendet e ndërtimit private do të jenë në gjendje të kthehen në punë. Kantieret private do të duhet të presin deri më 4 maj, ndërsa prodhimi dhe ndërtimi në sektorin publik fillojnë përsëri nga 27 maji.
Baret dhe restorantet mbeten të mbyllura, por do të jetë e mundur për qytetarët të blejnë ushqim për ta konsumuar ” në shtëpi ose në zyrë” dhe të mos qëndrojnë përpara ambienteve të lokaleve.
Dyqanet do të hapen nga 18 maji duke respektuar masat distancuese. Parukierët dhe berberët, megjithatë, gjithmonë me protokoll të rreptë, do të duhet të presin 1 qershorin. Me sa duket e njëjta datë për restorantet.