Vendosni fjalën kyçe....

Meta takohet me Kryetarin e Fasonistëve të Bashkuar: Situatë kritike


Presidenti i vendit, Ilir Meta është takuar sot me Kryetarin e Fasonistëve të Bashkuar, Gjergji Gjika.

Meta ka mësuar nga Gjika situatën kritike me të cilën po përballet ky sektor për shkak të krizës së krijuar nga pandemia e COVID-19.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Meta thekson se kreu i shoqatës i theksoi atij urgjencën e mbështetjes së sektorit fason nga qeveria.

 “Sot, prita në një takim Kryetarin e Fasonistëve të Bashkuar, z. Gjergji Gjika dhe dëgjova me vëmendje, nga afër, problematikat e bëra publike prej kohësh të këtij sektori të rëndësishëm social dhe ekonomik të vendit.
Z. Gjika theksoi urgjencën e mbështetjes së sektorit fason, që është në një situatë mjaft kritike, si nga kufizimet brenda vendit, ashtu edhe nga tronditjet e tregjeve ndërkombëtare.
Gjatë bisedës, theksova se i kam kërkuar qeverisë mbështetje për kërkesat e këtij sektori, dhe se do të vazhdoj të insistoj për një vlerësim sa më të shpejtë, realist dhe praktik, për të evituar kolapsin e sektorit fason dhe për të mbështetur punonjësit, gjithashtu.”– shkruan Meta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *