Vendosni fjalën kyçe....

Miliona australianë shkarkojnë aplikacionin për gjurmimin e koronavirusit


Më shumë se një milion australianë kanë shkarkuar një aplikacion të gjurmimit të kontakteve të koronavirusit brenda disa orësh, pas lancimit të tij nga qeveria.

Aplikacioni gjurmon çdo person që e ka shkarkuar atë, i cili ka qenë në kontakt me dikë tjetër që gjithashtu e përdor aplikacionin. Nëse njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv për koronavirus javët e mëparshme, përdoruesit që kanë patur kontakt me të do njoftohen.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, Australia ka regjistruar 6.694 raste të konfirmuara dhe 80 vdekje nga virusi.

Rritja e infeksioneve është ngadalësuar ndjeshëm javët e fundit, me vetëm 16 raste të reja të regjistruara të dielën.

Siç shkruan BBC, aplikacioni u prezantua mbrëmë nga Ministri i Shëndetësisë, Greg Hunt, i cili konfirmoi shifrat e shkarkimit të tij nga australianët mbrëmjen e së dielës.

“Që nga ora 10:30 e mëngjesit, 1 milion australianë tani e kanë shkarkuar dhe regjistruar #COVIDSafeapp. Ju lutemi bashkohuni me ne dhe ndihmoni në mbrojtjen e vetvetes, familjeve tona, njëri-tjetrit por mbi të gjitha infermierët dhe mjekët tanë”, ka shkruar Hunt në Twitter.

Kryeministri Scott Morrison ka thënë se kufizimet sociale mund të lehtësohen nëse mjaft njerëz e përdorin aplikacionin. Qeveria ka thënë se për efektivitetin maksimal, rreth 40% e popullsisë do të duhet ta shkarkojnë atë.

Mes shqetësimeve rreth asaj që do të ketë akses në të dhënat e ruajtura të aplikacionit, qeveria tha se vetëm autoritetet shtetërore të shëndetit do të kualifikoheshin për këtë informacion. Të dhënat do të ruhen në Australi, dhe ministri i shëndetësisë tha se “madje as një urdhër gjykate” nuk do t’u lejojë autoriteteve të tjera si policia të hyjnë në të.

Aplikacioni kërkon nga përdoruesit të japin të dhëna si mosha, një numër celular, një kod postar dhe një emër – i cili mund të jetë një pseudonim.

Qeveria tha që të gjitha të dhënat do të fshihen pas 21 ditësh, ose kur dikush e fshin aplikacionin nga telefoni i tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *