Vendosni fjalën kyçe....

Nga sot rregulla të reja, çfarë duhet të kini parasysh nëse doni të dilni nga shtëpia


Duke nisur nga sot, hyjnë në fuqi rregulla të reja të vendosura për lëvizjen nga qeveria.

Si fillim, ka ndryshuar fasha e orarit për qytetarët, të cilët tashmë do të kenë në dispozicion të tyre 2 orë e jo 90 minuta si më parë. Gjithmonë duke marrë autorizimin nga portali e-albania.

Ndërkohë, siç ishte paralajmëruar dhe më herët nga kryeministri Edi Rama, duke nisur nga 27 prilli, do të hapen disa biznese të tjera.

Këto biznese do të lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30, vetëm duke plotësuar dhe zbatuar protokolleve të miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjieno sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve.

Aktivitetet që do lejohen të hapen:

  • Dyqanet e veshjeve
  • Të tekstileve
  • Të këpucëve dhe artikujve prej lëkure
  • Dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë
  • Dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara
  • Shërbimi Taxi
  • Dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit.

Listën e plotë të bizneseve mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Lehtësime të tjera do të ketë vetëm për një listë të caktuar qarqesh e bashkish, të cilat janë futur në të ashtuquajturat “zonat e gjelbërta”.

Zonat e gjelbërta:
-Qarku Dibër
-Qarku Gjirokastër
-Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;
-Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd
-Si dhe Bashkia Divjakë.

Nga kjo e hënë pensionistët në këto zona, do të lejohen të dalin çdo ditë deri në orën 08:00, ndërsa pas këtij orari do dalin të gjitha moshat e tjera, deri në orën 17:30. Më përpara pensionistët janë lejuar të dalin vetëm në dy të shtunat e fundit.

Në këto zona do të lejohet përdorimi i makinave private pa patur nevojë për një autorizim, ato do të mund të lëvizin vetëm brenda qarkut dhe me jo më shumë se një pasagjer (Përjashtohen pensionistët). Lëvizja do lejohet për vetëm tetë orë, nga ora 09:30 deri në 17:30. Nuk do të lejohet lëvizja me mjet privat ose si pasagjer i pensionistëve, përveç rasteve me autorizim për arsye shëndetësore. Përtej këtij orari mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizimin përkatës nga portali e-Albania.

Ndalohet rreptësisht hyrje-dalja në perimetrin e këtyre zonave. Po ashtu, ndalohet rreptësisht qëndrimi në një vend i më shumë se dy personave dhe nuk lejohet frekuentimi i parqeve publike në 14 ditët e ardhshme./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *