Teksa në mbarë botën numërohen më shumë se 3 milionë të prekur nga Covid-19 e më shumë se 207 mijë vdekje, numri i të shëruarve ka shkuar në rreth katërfish më shumë me më shumë se 888 mijë persona.
Europa është kontinenti më i goditur me vende si Italia, Spanja, Franca e Britania që kryesojnë për sa i përket numrit të viktimave.
Në Ballkan, Mali i Zi është vendi me më pak të prekur e viktima, duke qenë edhe vendi më i vogël në rajon, ndërsa pak viktima numëron aktualisht edhe Kosova.
Më poshtë është pasqyra e vendeve të Ballkanit për sa i përket të prekurve e vdekjeve lidhur me Covid-19.
Vendet Të prekur Të shëruar Viktima
Shqipëri 726 410 28
Kosovë 763 165 21
Maqedoni V. 1399 553 65
Mal i Zi 321 153 7
Turqi 110.130 29.140 2805
Greqi 2517 577 134
Serbi 8275 1209 162
Rumani 11.339 3141 631
Bullgari 1348 206 56
Bosnje 1565 659 60
Kroaci 2039 1166 59
Slloveni 1402 221 83