Të burgosurit në një burg të Salvadorit u detyruan të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në burg pasi autoritetet injoruan rregullat e distancës sociale.
Të burgosurit e burgut në Izalco u ngjeshën pranë njëri-tjetrit pasi presidenti, Nayib Bukele, urdhëroi një bllokim 24-orësh të burgjeve që janë mbushur më së shumti me anëtarët e bandave që veprojnë në vend.
Presidenti Bukele tha se krerët e bandave do dërgoheshin në izolim lidhur me sulmin e së premtes ku humbën jetën 22 persona, numri më i lartë që kur Bukele mori detyrën qershorin e shkuar.
Dikur një nga vendet më të dhunshme në Amerikën Qendrore e në mbarë botën për sa i përket kriminalitetit, me ardhjen në pushte të Bukeles, numri i krimeve, sidomos vrasjeve është ulur ndjeshëm.