Ka shkuar në 29 numri i viktimave që kanë humbur jetën edhe nga koronavirusi në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se pacienti 73-vjeçar me inicialet H.K., nga Durrësi ishte prej thuajse 1 muaji në gjendje të rëndë, me Insuficience respiratore akute.
73-vjeçari vuante nga pneumonia bilaterale, detres i rëndë respirator (ARDS), me sëmundje bashkëshoqëruese Talasemi Minor dhe Hipertension Arterial.
Megjithë përpjekjet të stafit mjekësor në terapinë intensive, 73-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.