Vendosni fjalën kyçe....

Studiuesit turq besojnë se kanë për herë të parë prova për “vdekje nga meteori”


Një grup studiuesish në Turqi po pretendojnë se kanë hasur në të dhënat e para për “vdekje nga meteori”, që datojnë në 22 gusht 1888.

Ata citojnë dokumente të shumta zyrtare të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit të Presidencës së Republikës së Turqisë, të cilat japin detaje për një goditje meteoriti që vrau një njeri dhe paralizoi një tjetër në Sulaymaniyah, që tani është Iraku.

Toka duron rreth 1 milion bombardime gati-konstante nga meteoritë të ndryshëm dhe shkëmbinj hapësinorë në ditë, shumica e të cilave digjen në mënyrë të padëmshme në atmosferën tonë.

Sipas të dhënave të NASA-s, që nga viti 1988 të paktën 822 shkëmbinj të tillë hapësinorë ishin mjaft të mëdhenj saqë kanë përshkuar mbrojtjet tona atmosferike natyrore.

Edhe pse nuk ka asnjë gur për të verifikuar raportet e vitit 1888, studiuesit besojnë se dokumentet mbështetëse, të përkthyera kohët e fundit nga gjuha turke osmane dhe të shtuara në një arkiv dixhital, bëjnë një rast të fortë.

Raportet tregojnë se një zjarr i madh ishte parë në qiell rreth orës 8:30 pasdite më 10 gusht sipas kalendarit Julian. Menjëherë pas kësaj, meteoritët thuhet se “binin si shi” për afro dhjetë minuta, duke bombarduar një fshat të tërë, duke vrarë një njeri dhe duke paralizuar një tjetër.

Raportet gjithashtu përmbajnë detaje të dëmit domethënës të bimëve.  “Kjo ngjarje është raporti i parë ndonjëherë që thotë se një meteor vrau një njeri… me mbështetjen e tre dorëshkrimeve që raportojnë një ngjarje në detaje të tilla me sa dimë ne”– shkruajnë studiuesit në punimin e tyre, citon RT.

Pavarësisht numrit të madh të meteoritëve që godasin Tokën çdo ditë, me sa duket deri tani, nuk ka pasur asnjë raport të drejtpërdrejtë mbi viktima të shkaktuara nga fenomeni natyror.

Për shembull, ndërsa meteori i Chelyabinsk-ut i vitit 2013 shkaktoi dëme të mëdha, në të vërtetë nuk vrau njeri, pavarësisht nga fakti se copëza të caktuara të shkëmbit hapësinor peshonin deri në 654 kg. Ndërkohë, një grua me emrin Ann Hodges u godit drejtpërdrejt në ijë nga një meteorit ndërsa flinte në divanin e saj në Alabama në vitin 1954, dëmtimet e saj ishin jo fatale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *