UEFA ka lëvruar 236.5 milionë euro për të ndihmuar 55 federatat anëtare të përmbushin sfidat e COVID-19 në vendet e tyre përkatëse.
Ky financim i HatTrick zakonisht u shpërndahet shoqatave kombëtare për të mbuluar kostot e garës dhe për të ndihmuar në zhvillimin e zonave specifike të futbollit vendas.
Sidoqoftë, UEFA ka vendosur të lejojë secilën shoqatë të vendosë përparësitë e veta në ndikimin negativ të koronavirusit në futboll në të gjitha nivelet.
“Sporti ynë po përballet me një sfidë të pashembullt të diktuar nga kriza Covid-19. UEFA dëshiron të ndihmojë anëtarët e saj të përgjigjen në mënyrën e duhur për rrethanat e tyre specifike. Ndaj kemi rënë dakord që çdo anëtarë mund të përdor 4.3 milionë euro, që janë si pagesë për fundin e këtij sezoni dhe për atë të ardhshëm.
Unë besoj se ky është një vendim i përgjegjshëm për të ndihmuar sa më shumë që të mundemi. Jam krenar për unitetin që ka treguar futbolli gjatë kësaj periudhe krize. Pa dyshim do të jetë në zemrën e jetës kur të kthehemi në normale. Kur të vijë ajo kohë, futbolli do të duhet të jetë i gatshëm për t’iu përgjigjur thirrjes”- tha Presidenti Ceferin.
Nga ky fond përfituese është edhe Shqipëria si anëtare e UEFA-s që prej vitit 1954.
Më herët edhe FIFA akordoi një fond për Federatat si ndihmë për të lehtësuar ndikimin nga bllokimi gjatë pandemisë.