Teksa pandemia Covid-19 ka prekur pjesën dërrmuese të globit me më shumë se 3 milionë të prekur zyrtarisht (3.014.073), ajo për të cilën flitet më shumë është numri i viktimave lidhur me koronavirusn e ri.
Sipas Worldometers, deri tani në mbarë botën numri i vdekjeve lidhur me Covid-19 është 207.906 me Europën që mbetet kontinenti më i goditur për sa u përket të infektuarve e viktimave.
Numri i të shëruarve sipas raporteve zyrtare është 888.543, rreth katërfish më shumë se ai i viktimave. Kjo për sa u përket rasteve të përfunduara që janë 1.096.449.
Ndërsa ndër rastet aktive që janë 1.917.624, rreth 97% e tyre (1.860.081) janë në gjendje të lehtë ose pa simptoma kurse 3% (57.543) janë në gjendje të rëndë.
Pandemia Covid-19 u shfaq zyrtarisht në provincën Wuhan të Kinës në fund të dhjetorit 2019 e ka prekur pjesën dërrmuese të vendeve të globit.