Vendosni fjalën kyçe....

Volkswagen rifillon prodhimin në fabrikën më të madhe të makinave në Evropë


Prodhuesi më i madh në botë i automjeteve, Volkswagen, rifilloi punën të hënën në fabrikën e saj më të madhe në Wolfsburg, Gjermani, pas lehtësimit të rregullave lidhur me Covid-19.

Në një deklaratë të kompanisë gjermane thuhet se ajo dëshiron t’u japë punëtorëve kohë për t’u përshtatur me masat e reja të higjienës.

Pas një mbylljeje një mujore, rreth 8,000 punëtorë në Wolfsburg filluan të ndërtojnë makina përsëri të hënën. Fabrika po planifikon të ndërtojë 1.400 vetura këtë javë dhe 6,000 automjete gjatë dy javëve të para pas rihapjes.

Kapaciteti i prodhimit në fabrikë do të jetë rreth 10-15 për qind si fillim, tha Andreas Tostmann, anëtar i bordit përgjegjës për prodhimin. Ai do të arrijë në rreth 40 përqind të niveleve të para krizës brenda javës në vijim, tha Tostmann për Reuters.

“Rinisja e punës në fabrikën më të madhe të makinave në Evropë pas disa javësh ndalje është një simbol i rëndësishëm për punonjësit tanë, tregtarët tanë, furnitorët, ekonominë gjermane dhe për Evropën,” tha ai.

Prodhuesi ndërmori masa shtesë higjiene në fabrikë, përfshirë kontrollin e temperaturës dhe shenjat në tokë për të ruajtur largësinë nga njëri-tjetri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *