Vendosni fjalën kyçe....

1.000 të rinj në Çikago thyejnë karantinën, festojnë sëbashku në një apartament (VIDEO)


Rreth 1.000 të rinj në Çikago kanë injoruan masat e marra kundër koronavirusit dhe kanë organizuar një festë brenda një apartamenti gjatë fundjavës së kaluar.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa video nga kjo festë, ku të rinjtë shihen duke vallëzuar, pirë e biseduar në një dhomë të mbushur plot me njerëz, duke injoruar të gjitha paralajmërimet për të ruajtur distancën.

Siç shkruan Daily Mail, kryetari i Bashkisë së Çikagos, Lori Lightfoot dhe guvernatori J. B. Pritzker kanë qenë të rreptë në urdhrat e tyre për izolimin gjatë pandemisë së koronavirusit.

Sidoqoftë, grupi i të rinjve i kundërshtoi të gjitha masat parandaluese dhe u mblodhën në mbrëmje për t’u argëtuar.

Disa të rinj janë parë me maska në fytyrë, pavarësisht se qëndronin larg vetëm disa centimetra nga njerëzit e tjerë në dhomën e mbushur plot.

“Kishte rreth 1000 vetë në oborr dhe në shtëpi. Ishte vërtet e mbushur me njerëz dhe nxehtë”- tha një 23-vjeçare e cila kishte qenë e pranishme në festë.

“Unë nuk shqetësohem për koronavirusin… por nëse nuk e kisha atë më parë, me siguri e kam marrë tani. Oh mirë”- shtoi ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *