Gjatë 24 orëve të fundit në Itali në sajë të testeve janë evidentuar 2091 raste të reja me koronavirus.
Numri total i të infektuarve ka shkuar 201,505 persona. Ndërkohë në 24 orë kanë ndërruar jetë 382 persona dhe në total numri ka shkuar në 27,359 viktima.
Deri më tani në Itali kanë mundur të fitojnë luftën me koronavirusin 68.941 persona ndërsa raste aktive janë 105,205 persona dhe në terapi intensive janë 1863 pacientë.