Ndonëse numri i shqiptarëve që kërkojnë azil është më i larti nga gjithë shtetet e tjera të Europës, aplikimet e tyre në vendet e Bashkimit Europian dhe të tjera kanë një probabilitet shumë të madh që të refuzohen.
Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2019 vetëm 1470 kërkesa për azil morën një vendim pozitiv, ose 7.2% e totalit. Gjithsej u shqyrtuan rreth 20 mijë aplikime.
Numri më i lartë i vendimeve pozitive ishte nga Franca, me 820 të tilla, ose 55% e vendimeve positive në total. Franca kishte dhe numrin mw tw lartw tw kwrkesave me rreth 11 mijw (shiko tabelwn nw fund). Më pas renditet Britania e madhe me 395 dhe Italia me 125.
Në raport me përqindjen e aplikimeve të pranuara, vendin e parë e zë Zvicra, që ka dhënë vendim pozitiv për 40% të aplkimeve (20 pozitive nga 50 kërkesa gjithsej), e ndjekur nga Britania me 23.5%, Austria me 18.2%, Irlanda me 13%. Në Irlandë, shqiptarët janë të tretët për marrjen e statusit të mbrojtjes.
Shtete të tila si Holanda, Luksemburgu, Holanda, Suedia nuk kanë pasur asnjë vendim pozitiv. Sidmos refuzimi i latë ishte në Suedi, ku nga 480 kërkesa, asnjë nuk ka marrë përgjigje pozitive.
Europa
Në vitin 2019, Bashkimi Evropian prej 27 Shteteve Anëtare (BE) iu dha statusin e mbrojtjes 295 800 azilkërkuesve. Krahasuar me vitin 2018 (316 200), numri i përgjithshëm i personave që iu dha statusi i mbrojtjes ishte 6% më i lartë. Për më tepër, BE pranoi 21 200 refugjatë të shpërndarë në vitin 2019. Ky informacion jepet nga Eurostat, zyra e statistikave të Bashkimit Evropian.
Numri i përgjithshëm i azilkërkuesve të pajisur me mbrojtje në EU në 2019 përbëhej nga 141 100 dhënie të statusit të refugjatit (48% e të gjitha vendimeve pozitive), 82 100 grante mbrojtje ndihmëse (28%) dhe 72 700 grante mbrojtje humanitare (25%) .
Grupi më i madh i përfituesve të statusit të mbrojtjes në BE në vitin 2019 mbetën sirianët (78 600 ose 27% e numrit të përgjithshëm të personave që kishin statusin e mbrojtjes në BE), pasuar nga Afganët (40 000 ose 14%) dhe Venezuelasit (37 500 ose 13%). Numri i Venezuelasve u rrit me gati 40 herë në 2019 në krahasim me 2018, kur pothuajse 1 000 Venezuelës iu dha statusi i mbrojtjes në BE.
Në mesin e Sirianwve që iu dha statusi i mbrojtjes në BE, 71% u regjistruan në Gjermani (56 100). Për afganët pjesa më e lartë 41% u regjistrua edhe në Gjermani (16 200). Pothuajse të gjitha grantet e statusit të mbrojtjes për Venezuelasit u regjistruan në Spanjë (35 300), 94% e totalit të BE-së.
VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Monitor.al