Vendosni fjalën kyçe....

Belgëve u kërkohet të hanë më shumë patate gjatë krizës së koronavirusit


Belgët njihen për dashurinë e tyre për patatet e skuqura, shpesh të shoqëruara me majonezë. Por vendi është goditur nga kriza e patateve dhe tani fermerët u kërkojnë që të hanë patate të skuqura 2 herë në javë.

Romain Cools nga sindikata e kultivuesve të patateve Belgapom, e paraqiti këtë si një çështje mbijetese, pasi sektori i eksportit frikësohet se do të shkatërrohet nga kriza e koronavirusit.

BBC shkruan se rreth 750,000 ton patate janë grumbulluar në depot e Belgjikës, pas bllokimit të kufijve.

“Le të hamë të gjithë patate të skuqura dy herë në javë, në vend se vetëm një herë”- tha z. Cools.

Që nga mesi i marsit, restorantet në Belgjikë dhe shumë tregje të tjera për kultivuesit e patateve janë mbyllur. Anulimi i shumë festivaleve të pranverës dhe verës në Belgjikë ka shtuar gjithashtu problemet.

Për më tepër, tregtia ndërkombëtare e patateve është goditur. Belgjika është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të produkteve të patates, duke përfshirë ato të ngrirat. Belgjika eksporton më shumë se 1.5 milion ton në vit në më shumë se 100 vende.

Belgapom tani do të dërgojë 25 tonë patate në javë në bankat ushqimore në Flanders që u vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë, përndryshe prodhimi thjesht do të kalbet.

“Në këtë mënyrë, një pjesë e stokut të patates do të përdoret akoma dhe ne mund të shmangim humbjen e një ushqimi të shkëlqyeshëm, për të cilin fermerët tanë kanë punuar kaq shumë”- tha Ministri i Bujqësisë, Hilde Crevits.

Kriza e patates ka goditur gjithashtu Hauts-de-France, rajonin fqinj francez. Atje, gati 500,000 ton patate janë ende në pritje të klientëve, dhe ka shumë të ngjarë të shkojnë dëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *