Vendosni fjalën kyçe....

Franca ndërpret përfundimisht kampionatin, Gjermania e Britania planifikojnë rifillimin


Franca ka vendosur pezullimin e kampionatit deri në fund të muajit gusht me sezonin e ri që pritet të nisë në shtator të këtij viti.

Vendimi është marrë pasi vendi transalpin është ndër më të goditurit nga Covid-19. Ndryshe nga Franca, Gjermania po mendon për fillimin e kampionatit në muajin maj dhe përfundimin e tij nën një rregullore të rreptë.

Po kështu edhe Britania ka vendosur rifillimin e e përfundimin e kampionatit të futbollit por pa dhënë një datë të saktë se kur do ndodhë kjo.

Qeveria ka deklaruar se kampionati duhet të rinisë sa më shpejt që të jetë e mundur. Parashikimi i parë është për në datën 9 qershor dhe përfundimi i sezonit llogaritet të jetë në fund të korrikut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *