Vendosni fjalën kyçe....

Hedh macen dhe pi birrë gjatë videokonferencës, dorëhiqet politikani amerikan (VIDEO)


Nëse në Shqipëri nuk do të përbënte ndonjë problem të madh, në SHBA mënyra se si i trajton macet mund t’i kushtojë detyrën një politikani.

Dhe kjo ka ndodhur me një anëtar të komisionit të planifikimit ekonomik të Vallejo-s, në Kaliforni.

New York Post, shkruan se Chris Platzer është detyruar të japë dorëheqjen pasi hodhi macen e tij dhe piu birrë gjatë një takimi në “Zoom” me funksionarë të tjerë.

Gjatë videokonferencë, Platzer i prezantoi bashkëbiseduesve macen e tij dhe më pas me të dyja duart e hodhi atë në tokë.

Më vonë ai u detyrua të kërkojë falje.  “Gjatë mbledhjes nuk u solla siç i ka hije një një komisioneri përgjegjës për planifikimin dhe kërkoj falje për çdo dëm që mund të kem shkaktuar. Të gjithë jetojmë në periudha të pasigurta dhe unë, si shumë prej jush, jam duke u përshtatur me një normalitet të ri”- tha Chris Platzer.

Në një email për Times-Herald të shtunën, Platzer tha se ai ishte larguar nga paneli me shtatë persona.

Dorëheqja erdhi disa ditë përpara se Këshilli i Qytetit të caktohej të merrte në konsideratë një rezolutë për ta larguar nga posti.

https://www.youtube.com/watch?v=yHTvBDer2-c&feature=emb_title


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *