Vendosni fjalën kyçe....

Historia që po trondit Norvegjinë


Anne-Elisabeth Hagen dhe Tom Hagen

Nga Telnis Skuqi

Nisi si një lojë fëmijësh, por prej afro dy vitesh ka mbajtur dhe po mban publikun në ankth, ashtu si telenovelat braziliane që nuk kanë fund.

Në fillim u mendua e zhdukur, më pas e rrëmbyer, ndërsa sot gruaja miliardere rezulton e vrarë nga bashkëshorti i saj.

Kjo është një histori që ka tronditur mbarë opinionin publik në Norvegji. 

Pse qëlloi mbi të? – pyesin norvegjezët, dhe sakaq shtojnë: – Si, ku, kur dhe çfarë ndodhi me të?!

Edhe pse trupi i saj nuk është gjetur ende, hetuesit më të mirë norvegjezë kanë vendosur pikën mbi “i”.

Ata e dinë se kush ka qëlluar mbi Anne-Elisabeth Hagen.

Të gjitha faktet dhe provat bien mbi bashkëshortin e saj, Tom Hagen”, – shprehet inspektori i policisë Tommy Brøske.

Tommy Brøske, Inspektori i Policisë

Ai u arrestua sot, teksa udhëtonte drejt vendit të punës”, – shtoi inspektori, dhe, sakaq saktësoi, se: -“Ndalimi i tij u krye mbi bazën e një fletë-arresti”.

Olav Rønneberg, komentues krimi, thotë se nuk ka dyshim se aksioni i sotëm policor ishte planifikuar me shumë kujdes.

Qëllimi është të gjesh prova për të mbështetur dyshimin e te burri. Një dyshim që është rritur muajt e fundit dhe që bëri që policia të merrte urdhrin e gjykatës për hetime sekrete”, – shprehet Rønneberg.

Policia mund ta kishte paditur Tom Hagen për deklaratë të rremë dhe lënda të kalonte në gjykatën penale, por ata bënë veprimin më të zgjuar, përdorën deklaratën e tij për të siguruar një mandat për ta hetuar çështjen në fshehtësi të plotë, – tha ai.

Gjatë hetimeve, –  shpjegon Rønneberg, – u provua që gruaja ka dhënë shenja jete më 31 tetor 2018, ndërsa bashkëshorti i dyshuar kishte njoftuar zhdukjen 90 minuta me vonesë.

Anne-Elisabeth Hagen (68) u zhduk nga shtëpia e saj në Fjellhamar jashtë Oslo. 

Shtëpia ku mendohet se është kryer krimi

Më 9 janar 2019, policia informon publikun 10 javë me vonesë, pasi u provua se nuk kishin të bënin me zhdukje, por me rrëmbim e saj.

Të nesërmen, policia publikoi një video përgjimi nga vendi i punës i Tom Hagen. 

Videoja tregon tre persona që dyshohen si rrëmbyesit të Anne-Elisabeth Hagen.

Policia filloi hetimet për anëtarët e familjes, por njëkohësisht negocionin edhe me “rrëmbyesit” që flisnin një anglishte të varfër.

Policia dyshoi se autorët e rrëmbimit të 68-vjeçares ishin një grup kriminal me origjinë nga Ballkani.

Sipas policisë, rrëmbyesit i kishin telefonuar burrit të saj dhe kërkuan 10 milion dollarë si shpërblim për të liruar pengun.

Më 26 qershor 2019, policia deklaroi se ata kishin ndryshuar teorinë kryesore për çështjen. 

Nuk kemi të bëjmë me një rrëmbim me motive financiare. Hipoteza kryesore është se ndaj Anne-Elisabeth Hagen është kryer një krim brenda familjes”, – deklaroi policia norvegjeze.

Më 28 gusht 2019, inspektori i policisë në Oslo, Tommy Brøske, gjatë një konference për shtyp do të publikonte një këpucë të markës “Sprox”, me madhësi 45, si provë e vetme e siguruar në vendin e ngjarjes.

Policia kontaktoj rreth 300 persona që kishin blerë këtë markë këpuce, por nuk siguroj asnjë provë të vlefshme.

Gjatë hetimit rezultoi se edhe Tom Hagen kishte blerë të njëjtin markë dhe numër, por nuk e kishte deklaruar. 

Ky fakt kthehu përmbys gjithë hetimin dhe detyroj policinë norvegjeze të ndryshoj strategjinë.

– “Mund të jetë ky hetim i fshehur që ka sjellë fryt. Por mund të ketë edhe projekte të tjera eksplorimi që ne ende nuk i dimë”, – shprehet Olav Rønneberg, komentues krimi.

Ky është një bestellers që do të ishte admiruar edhe nga skenaristët e Hollywoodit”, – përfundon ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *