Vendosni fjalën kyçe....

Konfirmohet vatra e 2-të e pandemisë në burgje, dy të infektuar te paraburgimi “302”


Shefja e ISHP-së, Albana Fico ka dhënë detaje të reja lidhur me përhapjen e koronavirusit në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Ajo ka konfirmuar  vatrën e dytë të infeksionit në burgje, me 2 raste të regjistruara tek paraburgimi 302 në kryeqytet. Duke llogaritur dhe 19 rastet tek burgu “313”, numri i të infektuarve në institucionet e vuajtjes së dënimit ka shkuar në 21.

Dy të burgosur kanë qenë në paraburgim dhe janë transferuar” – iu përgjigj Fico pyetjes së gazetarëve nëse kishte një vatër tjetër infeksioni përveç burgut “313”.

Por ajo nuk dha detaje se ku janë transferuar të infektuarit.

Kujtojmë se pjesa tjetër e të infektuarve tek “313”-ta, janë vendosur në karantinë në një pjesë të veçantë të burgut dhe po mbahen në monitorim.

Siç ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë më parë, vetëm nëse do të kenë simptoma dhe nevojë për trajtim, ata do të shtrohen në spitalin e burgut, ku janë 31 shtretër në total.

E në rast se gjendja e tyre përkeqësohet, vetëm atëhere do të dërgohen në spital.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *