Një turmë njerëzish në Nigeri kanë sulmuar një kamion me ushqime. Kufizimet lidhur me Covid-19 kanë prekur pjesën dërrmuese të botës, ndërsa pasojat ekonomike janë ndjerë në shumë vende.
Teksa shumë vende në Afrikë e Azi kanë bërë thirrje për më shumë ndihma ekonomike për qytetarët e tyre që janë në vështirësi, njëqe turmë njerëzish sulmuan një kamion me ushqime në rrugën që të çon në kryeqytetin e Nigerisë, Abuja.
Siç tregohet nga pamjet e publikuara nga mediat lokale, njerëzit turren drejt kamionit dhe e plaçkisin, ndërsa raportojnë se sulme të ngjashme kanë ndodhur edhe në qytete të tjera ku kamionët që transportojnë furnizime janë sulmuar nga njerëzit.