Vendosni fjalën kyçe....

Kush është autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Lezhë


Ne foto: Viktima Kol Murrani dhe autori i dyshuar i vrasjes, Aleksander Perdoda

Autori i dyshuar i vrasjes së dy personave në fshatin Lajm i Vjetër të Lezhës, e ka pohuar krimin. I ndaluari është Aleksandër Përdoda, i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë të ndodhur ditën e djeshme.

Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se Përdoda vrau me armë zjarri Kol Murranin dhe shokun e tij, Preng Simonin, lidhur me një konflikt pronësie mes tij e Murranit.

Pas ngjarjes Përdoda u arratis por u ndalua pak orë më vonë nga policia. Pasi u mor në pyetje, ai e ka pranuar autorësinë e krimit.

Murrani e Simoni kishin dalë dje së bashku u gjetën pak orë më vonë të vdekur nga djali i njërit prej viktimave, i cili lajmëroi policinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *