Vendosni fjalën kyçe....

LDK-ja deklaron se i ka votat për qeverinë e re: Deri nesër përmbyllim koalicionet


Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se i ka 64 votat për qeverinë e re.

Në një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, deputeti Arben Gashi tha se brenda ditës së nesërme do përmbyllen edhe marrëveshjet për koalicion me partitë e tjera.

“I pranishëm ishte edhe kandidati për kryeministër Avdullah Hoti. Me formalizimin e koalicioneve që po presim të bëhet shpejt, brenda ditës së sotme dhe nesër, të procedojmë me kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për formimin e qeverisë së Kosovës”, tha Gashi, raporton Koha.

Ai shtoi se Lista Serbe do jetë pjesë e koalicionit qeverisës dhe se njëri prej tyre mund të jetë zv.kryeministër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *