Vendosni fjalën kyçe....

Lojërat Olimpike Tokio 2020 mund të anulohen nëse s’vihet nën kontroll pandemia


Nëse kriza globale e shkaktuar nga pandemia Covid-19 nuk vihet nën kontroll deri vitin e ardhshëm, Lojërat Olimpike Tokio 2020 – tashmë të planifikuara për korrik 2021 – do të anulohen, tha presidenti i komitetit organizativ në një intervistë.

Duke folur për gazetën e përditshme Nikkan Sports të Japonisë, Presidenti i Komitetit Organizativ, Yoshiro Mori përjashtoi çdo mundësi që Lojërat Olimpike të 2020 të shtyhen përtej vitit 2021.

Nëse Covid-19 mbetet ende një kërcënim vitin e ardhshëm, Lojërat Olimpike nuk do të zhvillohen aspak, tha ai.

Mori, i cili shërbeu gjithashtu si kryeministër japonez në fillim të viteve 2000, kujtoi rastet e mëparshme kur konfliktet në shkallë të gjerë e bënë të pamundur mbajtjen e Lojërave Olimpike. Lojërat u anuluan tre herë më parë – në 1916 për shkak të Luftës së Parë Botërore, si dhe në 1940 dhe 1944 gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *