Një ministër i Koresë së Jugut ka folur lidhur me thashethemet për vdekjen e liderit të Koresë së Veriut, duke shpjeguar zhdukjen e tij me dëshirën për ta mbrojtur atë nga Covid-19.
Seuli ka një inteligjencë “të sigurt” që rrëzon spekulimet, tha ai.
Thashethemet se Kim Jong-un është i vdekur ose i paaftë për t’u kthyer në drejtimin e vendit nuk bazohen në asgjë, përveç “lajmeve të rreme”, tha Ministri i Unifikimit të Koresë së Jugut, Kim Yeon-chul, ndërsa foli para ligjvënësve këtë të martë.
Ai hodhi poshtë raportin e cituar gjerësisht nga CNN që nga java e kaluar që sugjeroi se një operacion i dështuar kardiovaskular e kishte vendosur udhëheqësin e Koresë së Veriut në “rrezik të madh”.
Sipas CNN, që citonte një portal lajmesh koreano-jugor, operacioni i Kim Jong-un ishte kryer në Qendrën Mjekësore Hyangsan në brigjet lindore të Koresë së Veriut.
“Kjo nuk mund të ketë kuptim logjikisht. Qendra Mjekësore Hyangsan është klinikë, një strukturë e paaftë për të kryer operacione ose procedura mjekësore,” shpjegoi ministri Kim.
“Prandaj, bujë e mediave rreth shëndetit të Kim nuk duhet të merret me vlerën e duhur”, nxiti ministri.