Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me armë zjarri në Shkodër, qëllohet në qafë 50-vjeçari


Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pranë Urës së Bunës ndërsa i plagosur ka mbetur 50-vjeçari Gëzim Bici.

Ai është prekur nga plumbi në qafë dhe ndodhet në reanimacion në spitalin e Shkodrës.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në gjithë hyrje-daljet e qytetit për kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes.

Ditën e djeshme vendi u trondit nga 4 vrasje, dy në Durrës e dy në Lezhë.

Dy vëllezër u ekzekutuan brenda makinës së tyre pranë tregut të makinave, në zonën e Shkozetit ndërsa në Lezhë dy persona u gjetën të vrarë në fshatin Lajm i Vjetër.

Autori i dyshuar i vrasjes në Lezhë është ndaluar nga policia pak orë pas krimit.

*Video Credit: Syri


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *