Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini nëpërmjet një dalje publike bëre me dije vendimin për ecurinë e viti shkollor 2019-2020.
Shahini njoftoi se do hapen pjesërisht shkollat vetëm për maturantët ndërsa do anulohen provimet për klasat e 5-ta dhe të 9-ta.
Provimet për maturantët do zhvillohen mes datave 8-18 qershor në kushte distancimi nga njëri-tjetri.
“Shkollat hapen vetëm për maturantët nga data 18 maj-5 qershor dhe do zhvillohen vetëm lëndët e provimeve shtetërore.
Ky vit shkollor do të mbyllet në qershor 2020, provimet e maturës shtetërore do të mbahen mes datës 8-18 qershor 2020. Kjo na jep mjaftueshëm kohë për të përgatitur diplomat për maturantët që duan të studiojnë jashtë vendit
Provimet e klasës së 5 dhe të 9 do të anulohen. Klasa e 9 nuk e mban të njëjtën peshë si ato të maturës dhe nuk mund të sigurojmë kushtet për kthimin e nxënësve në shkollë.
Elementi i tretë është që provim i maturës për maturantë kemi vendosur të hapim shkollat vetëm për klasën e 12 për një periudhë 3 javore nga 18- maj -5 qershor ku do të punohet për mësimet që nuk mundet të zhvillohen online”-deklaroi Ministrja.
Ndërsa për nxënësit e tjerë, nga klasa e parë deri në të njëmbëdhjetën mësimi do vazhdojë online por do shkurtohet koha e përfundimit.
Klasa e 1-11 do zhvillojë mësim deri në fund të majit dhe mësimi online për ta do të mbyllet 2 javë më herët.
Hapja e pjesshme do realizohet duke zbatuar rregullat e distancimit social dhe kushtet higjeno-sanitare.
Të gjitha shkollat nuk hapen për shkak të numrit të madh të nxënësve dhe për shkak të tërmetit kemi të dëmtuara e pa mundëson higjenizimin.
Shkollat vetëm për maturantët duke i shpërndarë në të gjitha klasat.
Mësimi nga shtëpia do vazhdojë për të gjithë nxënësit e klasave nga 1 deri 11, do mbyllet dy javë më herët se sa parashikimet që mësuesit të shkojnë në shkolla e të bëjnë mbylljen e vitit dhe notat”-tha Shahini.