Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 790 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, 10 raste të reja


Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 790.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 250 mostra, prej të cilave 10 kanë rezultuar pozitive.

“ Sapo i morëm rezultatet për ditën e sotme. 31 bashkëqytetarë janë të shëruar pas testimeve. Ndërsa nga 250 testime vetëm 10 qytetarë kanë rezultuar të infektuar ”, ka njoftuar Vitia.

Ministri po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 31 persona të prekur nga koronavirusi.

Sapo i morëm rezultatet për ditën e sotme. 31 bashkëqytetarë janë të shëruar pas testimeve. Ndërsa nga 250 testime vetëm 10 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. E sotmja është dita e dytë kur në vendin tonë shënojmë këto rezultate shpresëdhënëse. Të bashkuar dhe të koordinuar e me përkushtim do ia dalim. Kujdesi duhet të vijojë njëjtë si deri tani, sakrifica e secilit po i jep rezultatet. Ndaj le të jemi të vëmendshëm e solidarë si deri tani”-shkruan Vitia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *