Vendosni fjalën kyçe....

“S’kam thënë se do ketë 18 mijë të vdekur” – Hasa publikon videon: Shiheni si gënjen kllouni


Demokrati Endri Hasa ka publikuar një video ku tregohet kryeministri Rama i cili flet për 18 mijë të vdekur në rast se në vend nuk do ishin marrë masat mbrojtëse nga qeveria.

Hasa shkruan se Rama mashtron duke treguar në video dy çastet kur kreu i qeverisë flet për 18 mijë të vdekur e më pas e mohon se e ka thënë këtë gjë.

Demokrati i bën thirrje kryeministrit që të nisë testimin masiv ndaj popullatës për të kuptuar saktë përhapjen e virusit.

“Dëgjojeni kllounin se si mashtron dhe s’di cfarë flet. Konfuzion dhe hatanë e ka bërë ai në trurin e tij të mbrapshtë duke predikuar se si do mbusheshin rrugët me 18.000 të vdekur nga mortja e shekullit.

Kllouni t’i lërë shfaqet, të shtojë testimet dhe të lejojë menjëherë fillimin masiv të testimit të antitrupave për kuptuar më qartë gjendjen që të fillojë të çlirohen njerëzit nga mbylljet dhe hapjet e karantinës me Facebook.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *