Universiteti i Mjekësisë në Tiranë nëpërmjet një vendimi të marrë do quajë të ezauruar semestrin e fundit të këtij viti akademik i cili po zhvillohet në distancë për shkak të mbylljes së universiteteve nga epidemia e shkaktuar nga COVID-19.
Në vendim thuhet që studentët kanë të drejtë të frekuentojnë sipas dëshirës vitin e ardhshëm seancat e prapambetura.
Ndërsa provimet e fund-semestrit mund të zhvillohen në distancë ose me shkrim por duke respektuar kushtet sanitare ku studenti duhet të pajiset me maskë mbrojtëse.
Ndërkohë që studentët në vitin e fundit akademik që nuk kanë provime të mbartura, mund të nisin punimin e diplomës.