Vendosni fjalën kyçe....

31 viktima nga koronavirusi në Shqipëri, ndërron jetë 71-vjeçari nga Shkodra


Një pacient 71-vjeçar, i konfirmuar me COVID19, në gjendje të rëndë prej 1 muaji, me insuficiencë respiratore akute, ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme duke çuar numrin total të viktimave nga koronavirusi në Shqipëri në 31.

Pacienti 71-vjeçar me inicialet B.S., nga Shkodra, me pneumoni bilaterale, që vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese diabet, insuficiencë kardiake, hipertension, anemi kronike, megjithë asistencën e specializuar mjekësore në reanimacionin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, nuk arriti të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerit dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Aktualisht në vendin tonë janë infektuar me koronavirus 766 persona, nga këta 455 janë shëruar nga virusi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *