Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat për tregtim droge, ndalohen 3 shtetas me origjinë shqiptare në Romë


Tre persona u arrestuan nga karabinierët pasi konsiderohen përgjegjës për tregtimin dhe mbajtjen e drogës, ndërsa njëri prej tyre akuzohet për vdekjen e një gruaje pasi i dha dozën.

Si pjesë e një hetimi të koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Qarkut Romë, Karabinierët kryen ndalimin e 3 shtetasve me origjinë shqiptare.

Hetimet nisën në korrik të vitit të shkuar pas vdekjes nga mbidoza e një gruaje 30-vjeçare romake në shtëpinë e saj në lagjen “Monte Mario”, shkruan “Ilmessaggero”.

Atëherë i konstatua trafiku i kokainës nga një grup shqiptarësh në zonën veriore të Romës. Njëri nga tre të arrestuarit – sipas hetuesve – dyshohet se i dha dozën vdekjeprurëse vajzës së ndjerë. Më 20 prill 2020, ishte e nevojshme të kapeshin të tre, sipas hetuesve, pasi po planifikonin të udhëtonin për në Shqipëri. Gjyqtari vërtetoi ndalimin e kërkuar nga Prokuroria Publike duke zbatuar masën paraprake në burg për të gjithë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *