Nga mbyllja për shkak të izolimit prej gati dy muajsh qëndrojnë edhe universitet, ndërsa leksionet kanë vijuar në distancë nëpërmjet internetit.
Për hapjen e tyre, një vendim pritet të dalë ditën e nesërme, siç lajmëroi kryeministri Edi Rama pasditen e sotme në daljen e tij publike.
“Sot kam pasur një mbledhje të fundit me Ministren e Shëndetësisë dhe ata të Arsimit se çdo të vendoset në lidhje me Universitetet. Nesër do bëhet njoftim se çdo të bëhet me universitetet”-tha Rama.
Ndërsa ditën e djeshme Ministria e Arsimit, vendosi që hapja e sistemit parauniversitar të bëhet vetëm për maturantët, ndërsa për klasat e tjera mësimi do vijojë online deri në fund të muajt maj.
Ndërsa janë anuluar provimet për klasat e 5-ta dhe 9-ta, kurse për maturantët do zhvillohen në muajin qershor me kushtet e distancimit.