Vendosni fjalën kyçe....

Kamioni i ngarkuar me eksploziv shpërthen në mes të rrugës, vriten 40 civilë në Siri (Videot)


Më shumë se 40 civilë, mes të cilëve kishte edhe fëmijë u vranë në një shpërthim të fuqishëm që tronditi qytetin sirian të Afrinit, pasi një kamion i ngarkuar me eksploziv shpërtheu në mes të një rruge të mbushur me njerëz.

Shpërthimi ndodhi në një treg afër qendrës së qytetit të martën pasdite, ndërsa më shumë se 50 persona u plagosën, sipas Ministrisë turke të Mbrojtjes.

Ankaraja akuzoi për sulmin militantët kurdë të YPG-së, ndërsa ende asnjë grup s’e ka pranuar përgjegjësinë për sulmin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *