Vendosni fjalën kyçe....

“Kemi arritur marrëveshjen me AAK-në, sot e mbyllim edhe me partitë e tjera” – LDK


Avdullah Hoti, personi që është përcaktuar nga LDK-ja që të jetë kryeministri i ri i Kosovës, ka deklaruar sot se është arritur marrëveshja qeverisëse me AAK-në ndërsa pohoi se Lista Serbe do jetë pjesë e qeverisë

Në një deklaratë për mediat ai shtoi se gjatë ditës pritet të arrihen marrëveshjet edhe me partitë e tjera politike, shkruan Lajmi.

“Sa më parë që i përmbyllim do të procedojmë nuk do ta humbim asnjë moment. Sot po presim t’i përfundojmë marrëveshjet me parterët e tjerë”, ka thënë Hoti.

Hoti, gjithashtu tha se marrëveshje kanë arritur edhe me Listën Serbe.

“E kemi përmbyllura marrëveshjen me AAK dhe një pjese të madhe të komuniteteve joshumicë po presim që gjatë ditës t’i përfundojmë edhe me partitë tjera”, shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *