Vendosni fjalën kyçe....

Mjeku Andi Koraqi pasi kaloi koronavirusin: Testi serologjik s’më tregon nëse kam imunitet


Mjeku Andi Koraqi i cili është shëruar nga koronavirusi, ka folur lidhur me testet serologjike që tregojnë nëse një person e ka kaluar koronavirusin apo jo dhe nëse organizmi i tij ka krijuar antitrupa, për të kuptuar nëse kemi arritur atë që quhet “imuniteti i tufës”. Por duket se ai nuk është shumë optimist për këto teste, të cilat janë promovuar vazhdimisht nga Ministria e Shëndetësisë.

Në një intervistë me televizionin “ABC News”, Koraqi tha se ka raste kur testi edhe mund të gabojë sepse mund të nxjerrë negativ edhe një person që e ka kaluar virusin.

Ai shtoi se ende nuk është vërtetuar nëse ata që tashmë janë shëruar nga ky virus kanë fituar imunitet.

“Edhe unë nuk kam pse të jem i lumtur që e kam kaluar virusin pasi nuk e di nëse kam imunitet apo jo sepse nuk e dimë a mund të kthehet apo jo. Nëse një person bën testin serologjik dhe e ka kaluar virusin edhe mund të dalë negativ.

Ne nuk kemi kurrë një imunitet grupi dhe qëllimi i gjithë masave ka qenë që kurba të jetë e sheshtë. Ne kemi një javë që kemi nisur testimet serologjike dhe nuk kemi filluar analizimin e tyre.

Ne po testojmë grupet që janë me rrisk, punonjësit e shëndetësisë që kanë propabilitetin më të madh për të rënë në kontakt me virusin”, tha Koraqi.

Mjeku i njohur më pas foli për përpjekjet për prodhimin e një vaksine. Ai tha se janë 40 laboratorë në botë që po punojnë për këtë, e shtoi me bindje theksoi se në rast se vaksina do të dalë, virusi do të zhduket sepse zinxhiri i transmetimit do të ndërpritet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *