Ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, është emëruar si rektore e Kolegjit të Europës, institucionit universitar të Brugës (Belgjikë) dhe Natolin (Poloni) i cili formon klasën qeverisëse të Unionit.
Libero Quatidiano shkruan se për detyrën e re, Mogherini do të paguhet 14 mijë euro.
Ndërkohë mediat franceze e kanë sulmuar Mogherinin duke thënë se për emërimin e saj janë shkelur të gjitha procedurat e brendshme.
“Korrupsioni nuk mungon në institucionet e komunitetit.“- shkruan gazeta Liberation.
Sipas Liberation, ish-përfaqësuesja e politikës së jashtme të BE-së “nuk ka lënë një kujtim të paharruar të kalimit të saj në Bruksel, megjithatë do të shihet në Bruges në shkelje të të gjitha procedurave të brendshme “.
Kolegji, plotësisht i panjohur për publikun e gjerë, u themelua në vitin 1949 për të trajnuar “profesionistë nga Europa” në shërbim të ndërtimit të komunitetit, atëherë në fillimet e tij. E po ashtu është shumë selektiv në rekrutime (500 studentë për klasë).
Rektori i universitetit emërohet nga një bord drejtorësh, pas marrëveshjes së këshillit akademik ku ulen profesorët.
Bordi i drejtorëve është i përbërë nga ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, e që prej muajit nëntor ky bord kryesohet nga ish-presidenti i Këshillit Europian, gjatë mandatit të Mogherinit, Herman Van Rompuy.
Dhe siç shkruan gazeta, ky i fundit vendosi të rrëzojë kandidaturat e akademikëve me shumë tituj, duke preferuar Mogherini-n, e cila nuk ka përvojë akademike.
Afati i rektorit aktual, gjermanit Jörg Monar, ka skaduar, prandaj që prej 1 viti më parë universiteti bëri një thirrje për kandidatë.
Profesorë të denjë aplikuan gjatë kësaj kohe, por asnjëri prej tyre nuk e kënaqi Van Rompuy. Vetëm emri i Federica Mogherinit, e cila nuk ka as doktoratë dhe as ndonjë përvojë akademike.
Në fakt, me një vendim të 22 prillit, Ursula von der Leyen, Presidente aktuale e KE-së, pajtohet për emërimin e italianes si rektore.
Gazeta franceze shkruan se emërimi i Mogherinit përbën një konflikt interesi pasi ajo ka rrjetet e saj në ekzekutivin Europian./Hashtag.al