Vendosni fjalën kyçe....

“Po raportohen të dhëna të pasakta”-Voltana Ademi përplaset me Lamallarin për numrin e viktimave në Shkodër


Mes kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi dhe zv.ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari ka pasur një përplasje në emisionin “Open” për numrin e viktimave nga koronaviursu në Shkodër

Voltana Ademi tha se ministria e Shëndetësisë nuk i ka raportuar të dhënat e sakta nga Shkodra.

Ka pasur viktima nga Shkodra që kanë ndërruar jetë, duke pasur sëmundje të tjera por që janë prekur edhe nga Covid-19. Janë 5 viktima të tilla. Këto kanë ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës dhe atë të Tiranës”- tha Ademi.

Kjo deklaratë e Ademit është kundërshtuar nga  Lamallari i cili tha se nuk ka një qëllim për të fshehur të dhënat.

Nuk ka kuptim  që të fshihen të dhënat”- tha Lamallari.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *