Vendosni fjalën kyçe....

Polonia lehtëson kufizimet, do rihapë hotelet e qendrat tregtare në 4 maj


Hotelet dhe qendrat tregtare polake do të rihapen më 4 maj dhe fëmijët parashkollorët do të kenë mundësinë që të shkojnë në çerdhe e kopshte më 6 maj, tha kryeministri Mateusz Morawiecki të mërkurën.

Ekonomia më e madhe e pjesës lindore të Bashkimit Evropian filloi të lehtësojë disa prej kufizimeve në jetën publike më herët në prill, së bashku me një numër vendesh të tjera.

Morawiecki gjithashtu riafirmoi planin e qeverisë për të mbajtur zgjedhjet presidenciale siç ishte planifikuar në 10 maj, ose me një vonesë prej dy javësh më së shumti, pavarësisht thirrjeve nga partitë opozitare për një shtyrje më të gjatë.

Hapat e mëtutjeshëm për të çliruar ekonominë, përfshirë rihapjen e restoranteve, do të njoftohen në një datë të mëvonshme.

Polakëve u kërkohet të veshin maska ​​në publik dhe shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura deri në 24 maj. Qeveria nuk ka dhënë asnjë të dhënë se kur mund të rihapë kufijtë.

Polonia, e cila ka një popullsi prej 38 milionë banorësh, ka raportuar 12.415 raste me Covid-19 dhe 606 vdekjeve deri tani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *