Vendosni fjalën kyçe....

Psikologu Edmond Dragoti: Izolimi kaq i gjatë rrit kriminalitetin, vrasjet e vetëvrasjet (Video)


Psikologu Edmond Dragoti, ka theksuar se izolimi për shkak të Covid-19 ka çuar në rritje të agresivitetit, depresionit, vrasjeve e vetëvrasjeve.

Ai e bëri deklaratën mbrëmjen e djeshme në emisionin Real Story në News24.

Dragoti argumentoi se izolimi çon në rritje të agresivitetit, gjë që lidhet edhe me vrasjet e vetëvrasjet e ditëve të fundit.

“Jo pas luftërave por pas izolimit social e fizik. Kryesisht social do thoja. Sepse izolimi ka një dukuri të veçantë. Ashtu si në burg, edhe në kushtet e izolimit social gjenerohen disa dukuri interesante siç është psh, emocionet polarizohen, emocionet e forta kryesisht. Agresiviteti, është një nga elementët kryesorë që merr fuqi më shumë pas izolimit social. Izolimi është provuar edhe në mënyrë eksperimentale, jo vetëm te kafshët por kryesisht te njerëzit e rrit shumë nivelin e agresivitetit si çdo dukuri, si çdo emocion i fortë që ne e mbajmë brenda vetes, e ruajmë atë dhe nuk e shkarkojmë gjëkundi, në fakt i sjellim shumë dëme vetes dhe të tjerëve sepse e rrisim më tepër. Sidomos emocione negative siç janë zemërimi, inati, hakmarrja, urrejtja.” – tha Dragoti.

Më tej ai shtoi se izolimi i gjatë e që pritet të jetë më i gjatë do çojë në shtim të emocioneve negative, agresivitetit e depresionit në vend.

“Pas periudhës së izolimit, ose në momentet kur gjenden të çara në këtë situatë, ndodh pastaj ajo që Frojdi e quan katarsisi, që shkakton shkarkimin e agresivitetit në formën e krimeve në këtë rast. Dhe është një dukuri e prishme rritja e kriminalitetit. Fakti që një pjesë e tyre kanë qenë të planifikuara, ka qenë një agresivitet i rritur gjatë kësaj kohe. Ndërkohë edhe vetëvrasjet që janë pasojë e depresionit ose pamundësisë së alternativave në izolim social. Izolimi kaq i gjatë dhe që do jetë akoma më i gjatë do sjellë jo vetëm recesion, papunësi e dukuri të tilla të ndjeshme në ekonominë e gjithësecilit, por edhe depresion.” – shtoi Dragoti.

Deklarata e Dragotit nga fillimi i videos deri në minutën e 6 (gjashtë).

*Video Credit: News24


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *