Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria e re Hoti, LDK-ha pritet të prezantojë sot kabinetin


Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të publikojë ditën e sotme përbërjen e qeverisë së re.

Kandidati i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministër të qeverisë së re, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se sot do t’i përmbyllen çështjet e koalicionit dhe do të dalin me përbërjen e qeverisë së re.

Hoti një ditë më parë ka bërë të ditur se janë në përfundim të bisedimeve për koalicion dhe janë dakorduar me shumicën e partive politike.

“Unë besoj që shumë shpejt do t’i përmbyllim të gjitha marrëveshjet dhe shpejt do të dalim para Kuvendit të Kosovës, për të formuar qeverinë e re, e them me kënaqësi që bisedat janë përmbyllë në masë të madhe, sepse dakordimi ka qenë më herët në mes të gjitha partive politike të do të marrin pjesë në koalicion. Besoj që janë marrëveshje që marrin parasysh peshën që ka secili prej partnerëve të koalicionit”, tha Hoti.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *