Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nga e hëna qytete të tjera do kenë lehtësime, Tirana s’përfiton ende


Kryeministri Rama njoftoi sot se javën që vjen mund të ketë lehtësime në disa qytete të tjera të vendit, ndërsa theksoi se Tirana është ende zonë delikate dhe për këtë arsye nuk do përfshihet nga lehtësimi i masave.

Në bashkëbisedimin e përditshëm më qytetarët, kreu i qeverisë tha se masat do merren në fundjavë pasi të shihet ecuria e përhapjes së virusit.

“Ka disa zona të tjera që mendojmë se i plotësojnë kriteret. Tirana në këtë moment mbetet zonë delikate dhe për këtë arsye nuk përfshihet. Deri ditën e premte do të kemi një konkluzion dhe do të lajmërojmë për zona të tjera të gjelbërta. Të bëjmë durim, të shohim që procesi po vazhdon dhe jemi të suksesshëm në frontin me armikun e përbashkët. E gjithë sakrifica mund të zhbëhet nëse hapemi për një javë pa kujdes. Deri pas kësaj jave dhe javën në vijim ne do të bëjmë një analizë të thellë, do ballafaqohemi edhe me komitetin për hapjen e mëtejshme të koridoreve tokësore dhe ajrore. Në javën e ardhshme do shikojmë të gjithë elementët.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *