Vendosni fjalën kyçe....

Rama vijon me video-montazhet ironizuese ndaj opozitës, këtë herë shigjeton Gazment Bardhin


Kryeministri Edi Rama tashmë në “sulmet” e tij ndaj opozitës ka zgjedhur të bëjë video-monatazhe me nota ironizuese.

Këtë herë në tabelë-qitje ka vendosur Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin, pasi ky i fundit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale e akuzoi kreun e qeverisë se ka nisur një eksperiment në Shqipëri duke propozuar uljen e pagave dhe pensioneve.

Edi Rama ka nisur një eksperiment të ri dhe shumë të rrezikshëm me shqiptarët. Përmes Ilir Beqajt, një nga ministrat e tij më të diskretituar si të korruptuar, Edi Rama propozon uljen e pagave në sektorin publik e privat, si mënyrë për të furnizuar qeverinë me para. Një propozim kriminal dhe i papranueshëm për çdo qeveri, që vendos të parin interesin e qytetarit”-shkruan Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *