Vendosni fjalën kyçe....

Rreth 40 njerëz vriten në një sulm me bombë në Siri, mes tyre fëmijë


Të paktën 40 njerëz janë vrarë në një sulm me bombë në qytetin sirian veriperëndimor të Afrin-it.

Guvernatori i provincës kufitare turke të Hatay, thotë që një cisternë nafte në të cilën ishte montuar një bombë, shpërtheu në një vend të mbushur me njerëz.

Guvernatori turk dhe ministria e mbrojtjes e Turqisë fajësuan një grup militantësh kurdë, YPG, të cilin ata e shohin si të lidhur me grupet militante kurde brenda Turqisë.

Afrin kontrollohet nga forcat turke dhe fraksionet aleate të opozitës Siriane.

Siç shkruan BBC, rezervuari i karburantit shpërtheu në një treg në zonën qendrore të Afrin-it, të hënën pasdite, afër zyrave të qeverisë lokale.

Tregu zakonisht është plot me blerës në orët para se muslimanët të thyejnë agjërimet për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ministria turke e mbrojtjes tha se të gjithë ata që u vranë në sulm ishin civilë, mes të cilëve ishin dhe 11 fëmijë. Dyzet e shtatë civilë të tjerë u plagosën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *