Gjatë përditësimit të të dhënave të lidhura me numrin e të prekurve nga koronavirusi në vend, Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se janë konfirmuar 16 raste të reja.
Po ashtu ajo tha se në Spitalin Infektiv janë shtruar edhe tre ushtarë të ardhur nga Kosova.
“Ju informojmë se aktualisht në spitalin infektivj të shtruar 27 pacientë, 6 prej të cilëve janë në terapi intensive.
Mes të shtruarve në spitalin infektiv janë edhe 3 ushtarë shqiptarë të KFOR-it, pozitiv me COVID-19. Raste të importuara nga Kosova. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë.”– tha Tomini.
Sipas saj, nga 281 pacientët aktivë me COVID-19 në vendin tonë vetëm 10 % po trajtohen në spitale, ndërsa rreth 90% e tyre janë në vetëizolim me simptoma të lehta ose janë pa simptoma dhe monitorohen në mënyrën sistematike nga mjeku i familjes.